Probleme me pensionin? Ja ‘miku’ i fortë që ju zgjidh hallin

Kryeministri Edi Rama e quan histori suksesi ndërveprimin e qytetarëve me qeverinë përmes platformës online “Bashkëqeverisja”, por edhe takimeve të përjavshme me qytetarë që rrëfejnë raste konkrete se si kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre pas raportimeve në këtë platformë.

“Nuk është ende një strukturë që reagon dhe përgjigjet në kohë reale në të gjithë territorin e vendin. Në shumë vende pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke ju drejtuar platformës ata i heqin këto pengesa dhe kanë një mik shumë të fortë që është drejtpërdrejt në qeveri. Thirrja ime për gjithë pensionistët që kanë probleme me pensionin është mos prisje zgjidhjen në zyra në rast se nuk ju vjen menjëherë por direkt tek Shqipëria që duam.al, ku janë zgjidhur të gjitha rastet”, tha Rama.