Profil fals për të joshur dhe kryer s*ks me gruan e martuar, shqiptarit i ndodh gjëma në Itali

Një shqiptar 25-vjeçar është dënuar me 10 vite burg nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për dhunë seksuale, dhunim të privatësisë dhe përdorim të identitetit të rremë. Ai kishte hapur një profil fals në rrjete sociale, ku bisedonte me një grua të martuar, të cilën shumë shpejt e bën për vete.

Raportohet se i riu i kishte kërkuar gruas poza seksi me veshje mjaft provokuese dhe ajo ia kishte dërguar.

Më pas, ai ka kontaktuar gruan ku e ka gënjyer duke i thënë se një miku i tij i kishte kopjuar fotot e saj dhe nëse nuk dilte me të në takim, do t`ia niste burrit të saj.

E shantazhuar, gruaja italiane shkon në takim dhe në këmbim të fshirjes së foto, i ofron mikut (djalit shqiptar i cili ishte po i njëjti) seks.

Çështja dukej sikur mbaronte aty, por, përmes profilit të rremë, shqiptari i bëri të njëjtën kërkesë.

Gruaja bëri kallëzim në polici dhe karabinierët organizuar një takim-kurth, ku arrestuan 25-vjeçarin.

Sot, siç raportojnë mediat italiane, shqiptari u dënua nga një gjykatë e shkallës së parë në Periuxhia me 10 vite burgim për akuzat e dhunës seksuale,