TË FUNDIT

Program kombëtar për kontrollin e kancerit në 10 vitet e ardhshme, Manastirliu: Rritje 16% e indicies së tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në vendin tonë është vënë re një rritje e incidencës së tumoreve me 16%, por theksoi se është rritur në 70% numri i pacientëve që kanë marrë shërbim në spitale.

Ministrja prezantoi programin kombëtar të kontrollit të kancerit për 10 vitet e ardhshme.

“Çfarë rezulton në raport me % e fataliteteve duke marrë moshën aktive të punës. Kemi një ulje dhe nga ana tjetër kemi një rritje me 70% të pacientëve që kanë marrë shërbim. Do të thotë që nëse kemi një rritje të incidencës të tumoreve me 16% kemi një rritje me 70% të pacientëve që kanë marrë shërbim.

Sistemi sot është shumë më i mirë pajisur. Është shumë më i aksesueshëm. Dhe sistemin tonë sot kemi mundësi të bëjmë një trajtim efektiv sipas protokolleve të tumoreve në botë. Nuk dua që të mendoni se nuk jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë

Por nëse këto vite kemi rritur me 150% buxhetin për trajtimin, kemi përmirësuar radioterapinë dhe kemi mundësuar që të kemi një qasje multi-disiplinare për trajtimin që ka ende shumë për të ecur në raport me trajtimin, në raport me trajtimin e personalizuar, elementë që janë përfshirë në programin tonë 10 vjeçar.

Besoj që në 10 vite do të kemi një përmirësim në trajtimin e tumoreve, në funksion të uljes së vdekshmërisë” tha ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat