fbpx

Prokurori i Krimeve të Rënda përdori makinën e trafikantit, ja justifikimi para vetingut

9f87e041-1f2c-41b7-9658-5215a05bb197.jpg

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli sot në ‘veting’ Përparim Kulluri, prokuror i Krimeve të Rënda.

Çështja më e rëndë në seancën e sotme ishte momenti kur dolën informacione për kontakte të papërshtatshme me persona te përfshirë në krimin e organizuar. Disponohen të dhëna që subjekti në 2012 dhe 2014 ka pasur kontakte jorastësore të papërshtatshme. KPK verifikoi informacionet sekrete të DSIK. Vëzhguesi i ONM tha se Kulluri ka pasur kontakte me personin me iniciale A.B., i njohur edhe me inicialet M.B. Ka informacione se A.B. ka qenë i proceduar në Greqi për “shitje të narkotikëve”. Po ashtu, ai është hetuar për “trafik ndërkombëtar narkotikësh” nga Krimet e Rënda. Nga sistemi Tims rezulton se Kulluri ka kaluar disa herë kufirin me një automjet të shtetasit A.B. në vitet 2012. Në deklarimet e tij për figurën, Kulluri nuk e ka deklaruar këtë kontakt.

Prokurori pohoi se nuk e ka takuar shtetasin A.B. që në vitin 1990. Ndërsa mjetin ia ka marrë shtetasit M.D., që i ka thënë se mjetin e kishte të një shoku. Kulluri tha: “Nuk më është bërë asnjëherë pyetje nëse e njoh A.B. Ne kemi qenë studentë në vitin 1990, kemi qenë në të njëjtën godinë, në të njëjtin kat. Unë nuk kam pasur më kontakte të mëvonshme me të. Nuk e dija as që tani paska emër tjetër. Pasi u njoha me aktet, konstatoj se sa i përket gjetjeve të ONM, dua të them që nuk kam dijeni se ai ishte hetuar në Shqipëri. Nuk kam dijeni se ai është hetuar në vitin 2014 nga Krimet e Rënda. Unë nuk mund ta dija një fakt të tillë, vetëm nëse do të isha prokuror i çështjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303