fbpx

Prokuroria e Lushnjes me ‘hapin e breshkës’, dy vjet hetime për një dokument të hetuar e gjykuar 11 vjet më parë

CE25D420-976C-4C5B-BB73-239EDD64DCB1.jpeg

Qytetari Sefedin Shefa nga Lushnja ankohet në emisionin Fiks Fare se prokuroria po i pengon gjyqin civil për pronat. Qytetari thotë se ka një proces penal ndaj tij për të cilin prokuroria është duke hetuar vërtetësinë e një dokumenti . Por ky dokument qytetari shprehet se është hetuar edhe njëherë në vitin 2010. Por gjithsesi sërish z. Sefa edhe pse ia ka vënë në dispozicion prokurorisë për ta hetua, kjo e fundit nuk e bën një gjë të tillë duke zvarritur hetimet.

Sefedini thotë se zvarritja e hetimeve nga ana e prokurorisë është bërë pengesë edhe për gjyqin civil për pronat me të cilin ai është me personin që e ka kallëzuar penalisht, për vërtetësinë e këtij dokumenti që prokuria po zvarrit hetimet. Qyetari shkon në drejtorinë e Arkivit të Shtetit dhe aty i thonë që vendimin nr 151, 1958, i lëshuar nga Komisioni i Kthimit të Pronave është dokument shtetëror.
“Nëse prokuroria nuk e kupton se ky dokument ka dalë nga një institucion shtetëror është fatkeqësi për ju që po merreni me të” sqaron punonjësja e arkivit . Ndërkohë në përgjigjen zyrtare të Arkivës së Shtetit drejtuar Fiks Fare, shprehet se të njëjtin dokument ky institucion ia ka vënë në dispozicion prokurorisë 18 muaj më parë. Denoncuesi shkon gjithashtu në ATP ku dokumentin e marrë nga ky institucion e çon në prokurori, por prokurorja nuk e pranon. Qytetari 4 muaj më parë ka shkuar edhe tek kreu i Prokurorisë së Lushnjës, Arben Dyla, për t’u ankuar për zvarritjen e hetimeve.Qytetari i thotë kryeprokurorit se gjyqi për të vërtetuar dokumentin në fjalë a është fals apo jo ka nisur që në vitin 2018. Ndërkohë që ky dokument ka qenë në dosjen e pronave që në vitin 2009 dhe është hetuar njëherë.

Ndaj ai kërkon të dijë se pse po zvarriten sot hetimet duke i bllokuar gjyqin civil. Kryeprokurori Dyla i thotë qytetarit se pas vendimit të sekuestros së dokumentit që mori prokurorja shumë shpejt do të mbyllet hetimi.Por kanë kaluar edhe 3 muaj të tjerë dhe ende prokuroria nuk ka kryer dot hetimin nëse dokumenti është fals apo jo.Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë prokuroren e çështjes, Merita Selimi. E pyesin se përse po heton një dokument që është vendosur në urdhër sekuestro në vitin 2010 nga një tjetër prokuror i asaj kohe.

Prokurorja përgjigjet se ky dokument nuk është hetuar dhe gjykuar.Gazetarja e pyet se përse nuk është hetuar ,a nuk ka bërë punën siç duhet shefi juaj kryeprokurori aktual Arben Dyla,pasi ai ka qenë prokurori i asaj kohe? Prokurorja nuk jep përgjigje. Gazetarët pyesin gjithashtu për këtë çështje se si duhet të veprohej një ish prokuror z. Bujar Hoti. Duke sqaruar se jemi para një dokumenti që është hetuar më parë dhe ka qenë pjesë e dosjes deri në Apel , z. Hoti thotë se ky kallzim penal ndaj qytetarit z. Sefedin Shefa që u ankua dhe në emisionin Fiks Fare nuk duhej të regjistrohej.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303