Prokuroria nis verifikimet për Valdrin Pjetrin

valdri-pjetri2.jpeg

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Mësohet se verifikimet kanë nisur nga Sektori i Dekriminalizimit pas kallëzimit penal të bërë nga Partia Demokratike.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme

“Kallëzimi i PD për Valdrin Pjetrin i ka kaluar për kompetencë Sektorit të Dekriminalizimit. Do të bëhen verifikimet përkatëse dhe do të dilet me një vendim” thanë burimet.

PD denoncoi se Valdrin Pjetri ka fshehur deklarimin e ndalimit nga policia italiane në 2001-2002.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303