Prostitucion dhe trafikim/ ‘Qarku’ kap 2 të kërkuarit ndërkombëtar

83.jpg

Tre persona, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar, janë vënë në pranga nga policia e Lezhës. Arrestimet, siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, erdhën në kuadër të “operacionit të gjerë të kontrollit në të gjithë territorin e Lezhës, i koduar ‘Qarku’, për kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri”.

Aksioni

Policia njoftoi se, në kuadër të planit operacional të koduar ‘Qarku’, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar.

– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

scroll to top