TË FUNDIT

Protesta/ Basha mbledh aleatët në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu, që besohet të diskutojnë rreth protestës që do zhvillohet ditën e nesërme përpara Kryeministrisë. Basha do koordinojë veprimet dhe zhvillimet së bashku me të besuarit e tij për nesër.

Ndërkohë, sot kujtojmë që lideri i PD zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm çek, ku pas bisedimeve tha se protesta e nesërme do të hyjë në histori.

Nga ana tjetër, Basha i kërkoi ndërkombëtarëve që mos të bëhen palë e asnjë partie politike në Shqipëri, por të bëhen palë më zgjedhjet e lira e të ndershme./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat