Protesta e 16 shkurtit/Arta tregon se ç’duhet të bëjë Edi Rama

Ish-ministrja socialiste Arta Dade ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Dade është  shprehur se është kundër sloganeve ‘Edi Rama e vetmja alternativë’ dhe se ai duhet të japë dorëheqjen pasi vendi është si mos më keq.

E ftuar në ‘5 pyetje nga Babaramo’ ish-ministrja e Jashtme ka thënë se është pro një qeverie socialiste, jo që të iki Rama e të vijë PD.

Rama duhet të largohet, jo që të vi PD, por që PS të ketë një ekip vërtet përfaqësues. Vendi po shkon si mos më keq. Jam dakord që vendi të ketë një qeveri socialiste. Dhe jam kundër sloganeve të Ramës që ‘Edi Rama e vetmja alternativë’. Ka të rinj dhe nga ata me përvojë që mund ta zëvendësojnë Ramën‘, thekson Arta Dade./real-news.tv/