Protesta e Vetëvendosjes, Haradinaj: T’i shterojë rrugët institucionale

Screenshot_3-15.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ditën e sotme për protestën e paralajmëruar nga ana e lëvizjes Vetëvendosje, protestë e cila është vendosur të mbahet ditën e nesërme. Haradinaj ka ftuar Vetëvendosjen t’i shterojë rrugët institucionale.

Ai ka theksuar se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar, por edhe se lëvizja Vetëvendosje duhet t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”, shkruan Haradinaj në Facebook. /real-news.tv/ 

scroll to top