Mëngjesin e sotëm, fermerët e Korçës kanë zhvilluar një protestë kundër mbylljes së tregut të fruta-perimeve, ku ata shisin prej vitesh prodhimet e tyre.
Disa orë pas protestës së tyre, ka reaguar edhe Bashkia Korçë. Nënkryetari i Bashkisë Kletjon Kita në reagimin e tij është shprehur se fermerët duhet të pajisen me NIPT që të tregtojnë prodhimet e tyre në merkato.
“Protesta dhe pretendimet e tregtarëve është e drejtë. Nisëm aksionin për mos lejimin e tregtarëve në tregun e shumicës. Fermerët duhet të pajisen me Nipt dhe të tregtojnë prodhimet në markatot e shitjes. Do vijojmë me aksionin për shmangie të përplasjes mes tyre”, thuhet në prononcimin e nënkryetarit të Bashkisë.

