TË FUNDIT

Protesta/ Rama: Po na mbytin pedagogët sharlatanë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Korçës. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini dhe deputeti Niko Peleshi, kryeministri Rama komentoi edhe protestën e paralajmëruar të pedagogëve. Kryeministri u shpreh që  duhen ndarë pedagogët e nderuar nga ata ‘sharlatanë’. Rama u tha studentëve të pranishëm në takim që një herë në vit duhet të bëjnë një vlerësim për pedagogët.

“Jam i bindur që në këtë sallë ka vajza dhe djem që prindërit e të cilëve jan  pa punë, mund të mos ia dalin dot. Por secili prej jush nuk ka gjetur arsyet për të mos shkuar në shkollë, për të mësuar dhe nuk zbatuam thjesht normën e tarifës 50 % nga shoqëria përmes uljes së taksave. Shoqëria u detyrohet më të mirëve, sikurse u detyrohet më të dobëtëve.  Në këto kushte secili prej jush duhet të bëjë më shumë se kaq jo vetëm të marrë 9 dhe 10“, u shpreh Rama./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat