33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protestat kundër Vuçiç në Serbi, reagon BE

spot_img

Beogradi tani është në valën e protestave të qytetarëve kundër presidentit të vendit, Aleksander Vuçiç.

Bashkimi Evropian konsideron se është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, por shtoi se parlamenti “është vendi ku duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura”.

Kështu deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, pas protestave që u mbajtën këtë fundjavë në Beograd.

“Parlamenti është vendi ku duhet të ketë hapësirë për diskutim, me qëllim që të gjenden zgjidhje të përbashkëta dhe të zgjidhen problemet e qytetarëve. Dialogu i strukturuar me shoqërinë civile është po ashtu i rëndësishëm”, tha Kocijançiç për gazetarët në Bruksel.

“Protestat duhet të mbeten të qeta dhe brenda ligjit, ashtu siç kanë qenë para kësaj fundjave. Qetësia dhe përmbajtja janë të domosdoshme”, tha Kocijançiç.

Protesta antiqeveritare në Beograd mbahen çdo të shtunë që prej 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Të shtunën e kaluar, disa protestues dhe udhëheqës të opozitës kanë hyrë në ndërtesën e Radio-Televizionit të Serbisë në Beograd, duke kërkuar hapësirë në televizionin publik./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat