Një protestë po zhvillohet në këto momente para Komisariatit të Shkodrës.
Mbështetës të Partisë Demokratike kanë kërkuar lirimin e kreut të FRPD, Arvit Bushati.
Ai u kap nga policia ditën e sotme pasi tentoi tu fuste brenda ambienteve të Bibliotekës së Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.
Në ato momente po konstituohej Këshilli i ri Bashkiak.
Ndërkohë kujtojmë që dita e sotme në Shkodër është shoqëruar me tension.
Shumë protestues janë përplasur me policinë paraditen e sotme, ku shumë prej tyre kanë hedhur shishe mbi efektivët.




