TË FUNDIT

Protestë para Parlamentit, policia i jep lejen, ja arsyeja

Paralelisht me nisjen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, para Parlamentit, është paralajmëruar edhe një protestë. Mësohet se Fondacioni Down Syndrome Albania, me drejtuese, Emanuela Pepkola Zaimi, ka marrë leje në Polici për të zhvilluar një protestë kundër deputetit Myslim Murrizi. Shkaku i kësaj proteste, është fjalori i përdorur nga deputeti Murrizi gjatë komunikimit me një komentues në rrjetin social Facebook, ku ai teksa i kthente përgjigje, e quajti Dawn.

Kjo gjë ka ngjallur irritim tek shoqatat dhe fondacionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve me këtë sindromë.

Por Murrizi nuk ndali këtu. Pavarësisht se përdori këtë fjalë, Murrizi nuk kërkoi as falje, por e vazhdoi debatin me komentuesit me fyerje dhe fjalor të papërshtatshëm.

Emanuela Paploka, i bëri thirrje publike Murrizit për të kërkuar falje dhe teksa kërkesa e saj ra në vesh të shurdhër, ajo vendosi të ndërmerrte këtë hap.

Madje ajo është shprehur se deputet të tillë nuk duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat