Protestë para shtëpisë së Dritëro Agollit, ja kërkesat e tyre ndaj qeverisë

Në 88-vjetorin e lindjes së poetit të madh, Dritëro Agolli, shoqata “Devolli” dhe klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit” kanë protestuar para shtëpisë së tij, në fshatin e lindjes në Menkulas të Devollit, duke kërkuar që shteti të vërë dorë dhe ta kthejë atë në “shtëpi muze”.

Ata kanë kërkuar që qeveria të mbajë premtimin dhe të fillojë ndërtimin e shtëpisë së shkrimtarit dhe poetit të njohur, Dritëro Agolli, duke shtuar se kjo gërmadhë nuk mund të quhet muze.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, në mesin e personave që kanë protestuar, janë edhe përkthyesit e veprave të Agollit në Kinë.

“Ne 88 vjetorin e lindjes se Dritero Agollit, përveç ditës festive, shoqata “Devolli”, dega e Tiranës dhe klubi i shkrimtareve dhe artisteve “Miqte e Driteroit” protestuan para te ashtuquajturën shtëpia muze e D.Agollit ne Menkulas.

Është një turp i turpshëm për politiken shqiptare qe per nje personalitet kaq te madh te letrave shqipe, ta lenë ne këtë fare feje kete ndertese. Turp, turp i pafund”, është mesazhi i tyre.