fbpx

Protestoi për dhunimin e 11-vjeçares, Dj Dagz: Nuk do doja që vajza ime të kishte probleme

800-450-88e2bac3d322c3e55df5b0271247b8ed.jpg

Paraditen e sotme në Kosovë, kanë protestuar pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona, mijëra qytetarë, ku mes tyre kanë qenë edhe figura publike.

Ish-banori i Big Brother VIP, Dj Dagz, i cili tashmë pritet të bëhet baba, ka thënë se përveç atyre që e kanë bërë këtë krim, duhet marrë masa edhe për të tjerët që i përkrahin ata.

“Është një rast që nuk duhet me ndodh prapë në vendin tonë. Një prej arsyeve që kam dal në këtë protestë është që përveç atyre pesë personave që e kanë bërë këtë krim, kam parë në rrjete sociale shumë njerëz që vazhdojnë t’i përkrahin këta pesë njerëz me fjalë shumë banale. Në jetën e lirë përveç atyre që besoj kanë me u dënu me dënim maksimal, në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si ata, është diçka që më brengos”, tha Dj Dagz.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303