Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në konferencën për media, bëri me dije se i ka bërë një kërkesë Petrit Vasilit nëse ka dashur të shtojë prova e denoncime në komision, por nuk ka marrë përgjigje.
“Nuk jemi në garë se kush po denoncon më shumë, unë i kam nisur një kërkesë Petrit Vasilit që nëse do të sjellë të tjera prova lidhur me inceneratorët nuk e ka bërë. SPAK është aty për të gjitha partitë për të denoncuar, nuk jemi në lutë protagonizmi këtu”, tha Tabaku.

