PS i rrëzoi kandidatin për KLSH, Meta i kujton drogën dhe prostitucionin

Ilir-Meta-1024x681.jpg

Pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e tretë të Presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga ana e institucionit të Presidencës.

Ka qenë serish Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme.

Blushi shkruan në Facebook se Balla ka të drejtë që i quan kandidaturat e Metës të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruan Blushi.

scroll to top