Përdorimi i uthullës shkon përtej konsumit të kuzhinës dhe është alternativa më e lirë dhe miqësore për ju. Por si ndikon ky lëng i fuqishëm tek rrobat tuaja duke i bërë më të pastra, aromatike dhe të buta.
Eliminon aromat e pakëndshme
Nëse aroma është problemi, hidhni uthull në lavatriçe dhe më pas vendosini rrobat në ciklin e shpërlarjes.
Heq njollat nga rrobat
Për t’i bërë rrobat më të bardha, duke dhënë përshtypjen se sapo kanë dalë nga dyqani, thjesht përzieni gjysmë gote uthull dhe gjysmë gote lëng limoni dhe një lugë boraks.
Zbut rrobat dhe peshqirët
Thjesht vendosni uthullën në vend të zbutësit të rrobave në lavatriçe. Megjithëse uthulla nuk mban erë në rroba, disa njerëz preferojnë që, pasi të lahen, të kenë aromë specifike. Për këtë arsye, nëse dëshironi shtoni disa pika vaj esencial për t’ju dhënë aromë rrobave.
Parandalon që rrobat të mos humbin ngjyrën
Uthulla është e shkëlqyeshme për të ndihmuar në mbajtjen e ngjyrës së copave për një periudhë të gjatë kohore, pasi është një produkt natyral.

