fbpx

Pse ra Google-i ditën e djeshme

Google-search-clothes-shopping-experience-changes.jpg

Gjatë ditës së djeshme, shumë shërbime të kompanisë “Alphabet Inc”, si: Youtube, Gmail apo Google Drive u bllokuan përkohësisht duke krijuar panik te shumë përdorues në mbarë botën.

Kjo ndërprerje filloi pak para mesditës, teksa platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj sqaroi në “Wake Up” arsyet se përse ndodhi ky problem ditën e djeshme.

“Ishte një problem i panjoftuar më parë. Në fillim u mendua si diçka për të trembur dhe ishte një arsye e fortë. Pak momente më vonë doli një njoftim nga Google Drive, aty u sqarua diçka. Edhe pse informacioni ishte i kufizuar Bëhej fjalë për një ndërhyrje që vetë Google Cloud e kishte bërë. Ishte një ndërhyrje e bërë nga sistemi i tyre i brendshëm. Nuk rrezikohen të dhënat tona kur bëhet fjalë për ndërhyrje të brendshme”.

Advertisement

Probleme janë raportuar më së shumti në Evropë, por gjithashtu në Australi, Bregun Lindor të SHBA-ve, një pjesë të Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Azisë. Mbi 50 mijë ankesa janë bërë për “YouTube” nga përdoruesit deri në orën 11:54 të së hënës./tch

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303