Publikohet sonte skandali/ I moshuari përdhunon vajzën e sëmurë mendore

Sonte në mbrëmje pritet që të transmetohet në emisionin investigativ në Top Channel një skandal i neveritshëm.

Do të publikohet historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.

Prindërit e vajzës , të cilët kapën në flagrancë fqinjin e tyre duke abuzuar seksualisht me vajzën e sëmurë, iu drejtuan prokurorisë. Askush nuk e dëgjoi ankesën e tyre.

Prokuroria e la të lirë abuzuesin, duke i sugjeruar familjes që të kërkojë në gjykatë dëmshpërblim për abuzimin ndaj vajzës së tyre. Ndërsa ekspertët mjeko ligjorë firmosën një raport me gabime.