Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani ka arritur të bëhet pjesë e një projekti filmik, në të cilin luajnë emrat më të njohur të kinematografisë hollywoodiane.
Bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trial”, pjesë e të cilit janë edhe Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.
Përmes një postimi në Instagram, Destani u shpreh i nderuar që kishte rastin të aktronte bashkë me këta emra të njohur.

