Punëtorët bien nga skela, ndërron jetë njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Disa punëtorë kanë rënë nga skela dhe për rrjedhojë 4 prej tyre janë plagosur.

Dy punëtorë u çuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjera u bllokuan nën rrënoja.

Policia bën me dije detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ku mësohet se njëri prej punëtorëve nën rrënoja ka ndërruar jetë. Uniformat blu njoftuan se pas ngjarjes, kanë shoqëruar administratorin që drejtonte punimet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Infirmacion Paraprak

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë  e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar  4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç  janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë  dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë  njërit prej tyre. Policia e Zjarrfiksja  vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër  Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.