Një pushues nga Kosova është hasur me një incident teksa ka qenë duke kaluar në ‘Rrugën e Kombit’ bashkë me familjen.
Atij i është çarë goma e makinës dhe ka mbetur në korsinë e emergjencës për orë të tëra.
Asnjë nga makinat kalimtare nuk është ndalur për ta ndihmuar.
Por për fatin e tij të mirë aty është shfaqur nënkomisari Gjin Bushgjokaj, specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore
Ai i ka ofruar pushuesit ndihmë menjëherë dhe më pas i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterisë ku ka bërë edhe riparimet.
“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës.
Por ndërkohë një veturë e Policisë shqiptare, ndërsa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë gjendjen ku ishim, erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën te gomisteri më i afërt që ishte aty.
Madje, nënkomisari Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka treguar Arifi.

