fbpx

Qani kur shikoni filma? Ja çfarë tregon kjo për personalitetin tuaj

iStock_000015812299XSmall.jpg

Shumë njerëz e kanë të vështirë të fshehin emocionet e tyre. Pavarësisht se përpiqen të mos i tregojnë në publik, ata i shprehin teksa janë duke parë një film. Aty nuk i shikon askush dhe në këtë mënyrë nuk përballen me fjalët negative të shoqërisë, pasi gjithmonë njerëzit që qajnë quhen të dobët.

Por nuk është kështu. “Higher Perspectives” dëshmon me anë të një studimi se ky stereotip nuk është i vërtetë. Njerëzit që qajnë janë më të fortë.

Më konkretisht, njerëzit që qajnë gjatë filmave janë në të vërtetë shumë empatikë dhe kanë tendencë të lidhen me njerëzit e tjerë. Ata i kuptojnë ndjenjat e të tjerëve dhe bëhen njësh me ta.

Empatia është një pjesë thelbësore e inteligjencës emocionale. Ajo është një aftësi që e kanë pasur liderët e mëdhenj dhe njerëzit më të suksesshëm. Këta njerëz janë më të shoqërueshëm dhe dinë t’i bëjnë ballë çdo situate./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303