TË FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri në ajër nga makina, panik në Fier

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Fier.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Topojë.

Raportohet se një person brenda një automjeti ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Ai ka shtirë disa herë, ku banorët janë tmerruar dhe i ka zënë paniku.

Kjo ngjarje është shënuar në vendin e quajtur “kulla e ujit”.

Ndërkohë, autoritetet kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen dhe arrestimin e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat