Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe me energjinë elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Pa energji elektrike për disa orë ishte zona përreth Arenës Kombëtare, qendra e Tiranës tek Ministritë, por edhe disa zona periferike.
OSHEE e pyetur nga Report Tv njoftoi se ‘Po Punohet për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.
Sapo kanë pushuar shirat ka nisur riparimi i defekteve’. Por në fakt sa herë që ka reshje shiu ka defekte të vazhdueshme.
Çfarë mungon ende për të shmangur këto defekte të vazhdueshme?


