TË FUNDIT

Qentë endacak, flet veterineri: Numri është ulur falë vaksinimit

Mjeku veteriner Rubin Piranej prej shumë vitesh punon për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në rrugët e Shkodrës. Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, nga viti në vit Piranej është përpjekur jo vetëm ti sterilizojë, por edhe ti ushqejë e mbrojë këto kafshë.

Gjatë një interviste për mediat, ai ka treguar mbi punën e bërë, por edhe alternativat më të mira e efikase për trajtimin e fenomenit të qenve endacakë, duke dhënë edhe këshilla për qytetarët.

Ai tregon se shumë qen sillen nga qytetet e tjera dhe madje edhe nga Mali i Zi në Shkodër, ku lihen në rrugë. Fenomeni është konstatuar edhe nga vetë banorët, të cilët e kanë denoncuar edhe në media këtë problematikë.  

Në intervistën e tij, mjeku veteriner Piranej shprehet se falë sterilizimit dhe vaksinimit, numri i qenve endacakë është zvogëluar për shkak të seleksionimit natyror.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat