Qeros dhe me mjekërr, Admir Murataj nostalgji për pamjen e para disa viteve

Admir Murataj duket se ka ndryshuar disa herë pamjen e tij. Megjithëse qarkullojnë shumë pak foto, në “Opinion” është publikuar një foto e pasaportës greke të Muratajt, i cili mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit 2019, gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas.

57116409_421674805267976_8055562779735621632_n-768x438

Në pasaportën greke që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias. Sikurse vihet re në foto, në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij të para disa viteve, kur kishte marrë pasaportën greke.

Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër. Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Megjithatë, edhe vitet e fundit Admir Murataj kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë duke ndryshuar pamjen dhe për këtë arsye policia e pati të vështirë ta identifikonte kur u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në.

Për në këtë pikë, autoritetet shqiptare kërkuan ndihmën e policisë greke për ta identifikuar. Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.