fbpx

Qeveria e Kosovës aprovoi projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit

qeveria-e-Kosoves.jpg

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria nisja e procedurave ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen te gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës “, tha Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303