13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Qeveria miraton bonusin për Vit të Ri, përfitojnë 10 mijë punonjës të transportit publik

Pak ditë para festave, Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin 10,000 lekë për 10 mijë punonjës dhe ish-punonjës të transportit publik në vitin 2020.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. Ai thotë se është miratuar shtesa për 420 paga lufte për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij sektori.

“Një tjetër akt solidariteti në prag të festave të fundvititnga DPSHTRR – MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri nga Pandemia!

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR!

U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020!

U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!

PS: në ditët në vijim detajet teknike!”, shkruan Gonxhja.

Sektori i transportit publik ishte ndër më të prekurit nga pandemia. Ata qëndruan mbyllur prej muajit Mars deri në fillim të Korrikut.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat