Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin 2021

unnamed-15.jpg

Nuk kanë kaluar ende dy muaj që nga nisja e këtij viti, por qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin 2021.

Sipas aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, ekzekutivi ka ndryshuar pritshmëritë për të ardhurat, duke u treguar më optimiste.

Sipas të dhënave, Financat presin që të arkëtojnë gjatë këtij viti 487 5 miliardë lekë të ardhura, rreth 3,4 miliardë lekë më shumë se parashikimi fillestar.

Ndryshime janë bërë edhe në shpenzime, duke i çuar ato në 596.2 miliardë lekë, nga 587. 6 miliardë lekë që Ministria e Financave kishte parashikuar në draftin fillestar.

Sipas ndryshimeve të bëra në aktin e parë normativ të këtij buxheti, qeveria ka vendosë të rrisë buxhetin për Fondin Rezervë me rreth 1 milionë lekë, duke e çuar atë në total në rreth 5 milionë lekë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303