35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Qeveria spanjolle akuzon katalanët për refuzim të dialogut me Madridin

spot_img

Qeveria spanjolle ka deklaruar se udhëheqësit katalanas po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog që për qëllim ka zgjidhjen e krizës mes Madridit dhe rajonit.

Pengesa vjen në një kohë të pakëndshme për qeverinë e pakicës së Kryeministrit Pedro Sanchez, përpara një vote javën e ardhshme mbi projekt-ligjin e buxhetit 2019, i cili ka gjasa të dështojë pa mbështetjen e partive katalanase, por edhe të gjyqit të 12 udhëheqësve të burgosur, duke filluar nga e marta.

Zëvendëskryeministri Carmen Calvo tha se grupet pro pavarësisë kishin hedhur poshtë kornizën për bisedimet e propozuara nga qeveria, sepse ata donin që një referendum për pavarësinë të përfshihej në agjendën, të cilën Madridi nuk do ta pranonte.

“Për vite ata kanë kërkuar dialog. Ne e kemi bërë këtë. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne duhet të ndalemi”, tha ajo në një konferencë për shtyp, pas takimit të përjavshëm të kabinetit.

Dështimi për të miratuar propozimin e buxhetit 2019 mund të nxisë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit, e cila është diçka që opozita ka kërkuar gjithashtu si pjesë e kritikave të ashpra të planit të qeverisë për të hapur bisedime me separatistët katalanas.

Korniza e propozuar e qeverisë përfshinte takime dypalëshe mes administratave qendrore dhe rajonale, si dhe një koordinator ndërpartiak. Opozita konservatore e ka akuzuar qeverinë socialiste të Sanchez se po u jep terren separatistëve dhe për të përgatitur atë që ata e quanin një marrëveshje tradhtare.

Sanchez, i cili erdhi në pushtet në qershor të vitit të kaluar dhe ka qenë i hapur për t’i dhënë Katalonjës një autonomi më të madhe, tha në një postim në Twitter se propozimi i qeverisë për dialog mbetet i hapur dhe administrata e tij po punonte për “ndërtimin e të gjitha urave të mundshme”. Por ai përsëriti se Madridi kurrë nuk do të pranojë një referendum mbi pavarësinë e Katalonjës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat