Qytetarët masakrojnë me komente ambasadorin për Alvinin e vogël, Gent Gazheli mbyll faqen e Facebookut

Ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli ka mbyllur faqen e tij në Facebook pas komenteve të dhjetra qytetarëve që i kërkonin llogari lidhur me rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar, që Gazheli refuzoi ta ndihmonte për t’a larguar nga kampi në Siri.

Gazheli e ka mbyllur faqen ku qytetarët komentonin, duke mos përballuar dot lumin e komenteve në adresë të tij.

Genti Gazheli, ambasador i Shqiperise ne Turqi

Gazheli ka patur deri pak para se ta mbyllte një faqe tejet aktive me plot 87 mijë ndjekës në Facebook.  Më herët, ne raportuam lidhur me komentet që qytetarët kanë bërë në faqen e Gazhelit.

Komentet tek faqja e Genti Gazhelit:

 

Nuk dihet arsyeja pse Gazheli nuk ka arritur dot që të përballojë komentet e qytetarëve, e aq më pak të japë llogari për to. Ambasadori shqiptar në Turqi, duke se nuk i ka fort mirë punët me kurajon dhe përballjen, dhe rasti i gazetarit të “Le Iene” të cilit i mbylli telefonin në fytyrë, duket se s’është i vetmi. Gazheli, tashmë iu mbyll edhe shqiptarëve faqen e Facebook-ut, për të evituar çdo kontakt me dikë që i kërkon përgjegjësi.

Të gjithë ata që duan të komunikojnë me të, mund të provojnë vetëm këtë profil në FB, i cili i ka shpëtuar vetë-censurës së ambasadorit.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave./Dosja.al