TË FUNDIT

Qytetarët në Kashar përplasen me policinë, protestojnë të shqetësuar: Hajdutët na kërcënojnë, duan të na marrin tokat

Gjatë një proteste në Kashar, situata mes banorëve dhe policisë është tensionuar duke shkuar në përplasje.

Banorët thonë se një firmë kërkon tu marrë pronat për të ndërtuar një biznes. Ata tregojnë se toka është në process gjyqësor dhe për këtë arsye po marrin kërcënime të shumta.

“Jam banor e kam tokën time, është toka e babës. Kjo tokë është në proces gjyqësor dhe vijnë hajdutët na shantazhojnë. Jemi sipas gjykatës dhe drejtesisë. Na kërcënojnë për të na marrë token,” u shpreh një banor.

“Ne po ecim me ligjin. Ne do bëjmë vetegjyqsim. Do dalim mes tokës le të na vrasin. Nuk na e marrin dot tokën” tha një tjetër qytetare.

Banorët pretendojnë se pronat e tyre po merren padrejtësisht nga personat që duan të kryejnë investime.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat