25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Qyteti i Beratit, i ‘pushtuar’ nga tymi dhe aroma e keqe

Qyteti i Beratit, fatkeqësisht është pushtuar nga aroma e keqe dhe tymi i zi nga djegia e gomave por edhe mbeturinave. Konkretisht kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen periferike të qytetit, të quajtur “Çlirim”.

Tymi i shkaktuar nga djegia e gomave nga personave të papërgjegjshëm ka pushtuar gjithë qytetin. Pirgje me goma dhe plehra vazhdojnë ende të digjen në hyrje të qytetit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar, që rrezikon shëndetin e banorëve nëpërmjet përhapjes së toksinave në ajër.

Era e rëndë ndihet në të gjithë qytetin dhe tymi i zi ka mbuluar qiellin mbi lagjet muzeale dhe territorin përreth. Zona ku digjen gomat dhe plehrat ndodhet pikërisht në anë të rrugës, në hyrje të qytetit të Beratit dhe, edhe pse ka disa orë që vazhdon kjo situatë e rënduar, në zonë nuk është marrë asnjë për të parandaluar ndotjen e rëndë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat