Ra në lumë, gjendet pas tre ditësh trupi i pajetë

Pas tre ditësh kërkim është gjetur trupi i pajetë i Arben Shaqirit në Sarandë.

Ai ra në lumë në momentin kur po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh.

Viktima ka qenë së bashku me të birin adoleshent, ku ky i fundit tha se babai ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se Arben Shaqiri sapo kishte dalë nga burgu, ku prej disa kohësh vuante dënimin për dhunë në familje./real-news.tv