Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e Ballkanit të Hapur për vendin tonë.
Kësaj here në një përgjigje për Berishën, Rama shkruan në Twitter se Ballkani i hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot.
Rama shkruan në Twitter se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit.
Sali Berisha kritikoi sot nga Berati Ballkanin e Hapur.
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama në Twitter.

