Rama: Çfarë ka Janina më shumë se Gjirokastra? Do hapim garën për aeroportin e Sarandës

Screenshot_11-4.jpg

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër në një takim elektoral në kuadër të fushatës, ndërsa bisedën me disa të rinj e cilësoi si “atmosferë fantastike”. Kreu i shumicës socialiste u kërkoi të rinjve që t’i besojnë dhe votojnë PS-në për një tjetër mandat.“Këtu zgjedhja është shumë e qartë, do të vazhdojmë përpara apo do të ndalojmë. Ne nuk mund të ndalojmë dhe nuk mund ta bëjmë atë gabim që shqiptarët e kanë bërë herë pas herë në historinë e tyre, që janë tërhequr nga sirenat joshëse që i kanë bërë ta paguajnë shtrenjtë koston.”Edi Rama u tregoi të rinjve edhe planin për arsimin. “Cfarë ka më pak Gjirokastra se Janina, as më pak këtu dhe më shumë atje. Duhet të krijojmë sinergji me universitetin e Janinës. Pa pasur nevojë të ikin jashtë shtetit, por ti marrin këtu ato diploma”.Kryeministri shpalosi planin për hapjen e vendeve të punës nga aeroportet te portet. “Ne kemi një vizion për 2030 dhe besojmë se Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, por edhe në energji. Po kështu aeroportet dhe portet që janë të gjitha në proces. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, ndërkombëtar.Firmosim kontratën për aeroportin e Vlorës do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. Dhe të gjitha këto do të krijojnë të gjithë atë zinxhir hallkash të munguar që pastaj do të kthehen në ekonomi për më shumë vende pune” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303