fbpx

Rama dhe Braçe sulm prokurorit, reagon ashpër KLP

braceee-1.jpg

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar sot ashpër në lidhje me akuzat e bëra nga Erion Braçe dhe Edi Rama për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj.

Sipas KLP kjo lloj sjelljë është ndërhyrje në procesin gjyqësor.  Përmes një njoftimi për mediat, KLP thotë se ata duhet të denoncojnë me prova në prokurori çdo vepër penale apo shkelje proceduriale.

Deklaratë për mediat:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.  Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.  Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Kri.meve të Rë.nda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

Prokurori ekzekutoi urdhër-arresti për Liridon Pulën, kreun e Kadastrës së Durrësit me akuzën për “shpërdorim detyre”. Menjëherë pas këtij arrestimi, Rama i pari foli në Kuvend për një prokuror që punon për bandat, duke iu referuar Ndojës. Sulmi pasoi me deklaratën publike të zv.kryeministrit Erion Braçe, se Ndoja i ka bërë pre.sion Pulës në emër të një grupi krim.inal, për të lega.lizuar ndërtimet pa leje në Gjirin e Lalzit.

Ai akuzoi prokurorin Arjan Ndoj se gë.njeu në gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai thekson se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit. Sipas tij, ish-drejtori i Kadastrës, nuk përmendet në asnjë rresht në padi.

Liridon Pula u arre.stua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303