Rama gjobit mikun e tij biznesmen: Të dua se të kam katunar, por

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku thotë se informalitetit nuk do t’i shpëtojnë as miqtë e tij.

Rama thotë se biznesmenin e do shumë, për shkak se është punëtor, por ligjin e do më fortë, teksa e paralajmëron që të mos harrojë herë tjetër kuponat.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë! Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, shkruan Rama.