TË FUNDIT

Rama ‘hedh pas krahëve përplasjet’, i beson Bushatit ‘ postin e rëndësishëm, por si reagon ai?

Pasi Kryeministri Rama e emëroi anëtar të grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS, ka ardhur reagimi i Ditmir Bushatit. Ky i fundit në një prononcim për media deklaron se përmirësimi i hapësirës së debatit politik do fillojë nga PS.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

Kujtojmë se Ditmir Bushati ka pasur disa përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit nuk e përfshiu në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat