Kryeministri Edi Rama në videomesazhin e publikuar në rrjetin social Facebook ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike. Ai theksoi se duhet të flasim me njëri tjetrin si qytetarë, si njerëz dhe të mos i lejojmë llogoret partiake apo kacafytjet për interesa persona të na marrin peng të ardhmen.
“Të mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale të na marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës, të klisheve të vjetra, i majtë apo i djathtë, të besnikërisë ndaj atij apo këtij. Të flasim si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz sesa si luftarë llogoresh kundra njëri-tjetrit. Të dëgjojmë mendimet e njëri tjetrit për të ardhmen e përbashkët. Të dëgjojmë njëri-tjetrin me kurriz nga llogoret partiake dhe sytë e imagjinatës nga e ardhmja e ndritur e Shqipërisë”-deklaroi Rama.

