Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më parë në një lidhje live për akuzat e bëra nga PD.
Rama mohoi akuzat e PD-së se kishte qëndruar në resortin lluksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, ndërsa shtoi se budallallepsja vjen nga dy rrugë.
“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.”, tha ai.

