TË FUNDIT

Rama jep lajmin e shumëpritur për Aeroportin e Rinasit: Do të ketë…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga Aeroporti i Kukësit, është ndalur te aeroporti i Rinasit, ku deklaroi se priten investime në pistë, dhe në terminal, për të përballuar fluksin e fluturimeve.

“Në tërësi rënia e çmimeve të Rinasit është shumë domethënëse, edhe në këtë rast fjalët i mori era për koncensionarin shqiptar. Do të ketë një tjetër ulje të çmimeve për qytetarët, dhe do të ketë një hov tjetër konkurueshmërie, me nismën e qeverisë për të hequr taksën e kufirit.

Janë 200 shqiptarë të punësuar në WizzAir, plani është që të shkohet në 500 të punësuar.

Do investohet për pistën në Rinas, për terminalin e ri,për të përballuar gjithë këtë fluks të rritur.

Brenda mandatit të kësaj qeverie, aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë referimi për të gjithë rajonin. Oferta e Kukësit do të jetë shumë konkuruese dhe fituese për të gjithë”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat