Rama: Ka kazanë edhe në diasporë

a3745b13db10e7b6f8bf300a624695ba_L.jpg

Teksa po mbante fjalën e tij në mbrëmjen gala të dorëzimit të trofeve në Samitin e dytë të Diasporës kryeministri Edi Rama zgjodhi të sulmojë serish mediat.

Këtë herë jo ato në Shqipëri, por në diasporë. Duke ironizuar mediat atje Rama tha se kanë hedhur baltë mbi Samitin.

‘Sot pashë kazanët e Diasporës se dhe diaspora ka kazanët e vet. Njëri thoshte është Samiti i vakisë, tjetri thoshte është Samiti i përçarjes, por sidoqoftë të shkosh te thelbi i përmbajtjes do të thoshim se të gjitha këto janë gjëra të mira’, tha kryeministri Edi Rama. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303