Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm me një postim në Facebook se 150 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebeve në 3 vite.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

