fbpx

Rama: Meta e Berisha duan ta mbajnë peng aeroportin, punonjësit të kthehen para se të jetë vonë

Screenshot_4-10.png

Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë tjetër se pas bllokijmit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit qëndrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta që sipas tij duan ta mbajnë peng deri për zgjedhje për të penguar ardhjen e vaksinave.

Rama nga Tepelena i bëri thirrje punonjësve të kthehen në detyrë një orë e më parë, para se të jetë shumë vonë.

“Këtu unë nuk mund të shmang diçka që ka ndodhur para pak orësh. Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Është marrë peng aktiviteti I aeroportit Nënë Tereza nga një grup I nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Berisha e ka nxitur këtë akt dhe Ilir Meta ka hedhur gurin leshko dhe pasi ka fshehur dorën e ka lënë vetvetiu pa dashur të kuptohet se është pjesë. Ka shqiptarë që nuk e kupton si dhe pse Meta dhe Berisha janë në këtë akt nxitës në vrazhdën e një përpjekje për të rrëzuar me çdo kusht shtetin dhe qeverinë.

Kanë menduar të vrasin disa zogj me një gurë dhe të bllokojnë edhe vaksinimin. Sot do vinin vaksinat në aeroportin Nënë Tereza dhe nuk do të vijnë. Kanë bërë një gabim dhe kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për ta bërë këtë. Unë shpresoj shumë dhe i bëj thirrje edhe nga këtu të kthehen në detyrë një orë e më parë para se të jetë vonë. Është e paimagjinueshme të marrin një pagë në atë sistem ku janë të organizuar, që është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo, e kanë aktualisht 2400 e ca dollar.

Dhe nuk pranojnë për kaq se duan pagën e plotë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. Shumë shpejt do ta vëmë nën kontroll aeroportin. Plani i tyre është për të bllokuar aeroportin mundësisht deri në zgjedhje por nuk do ia dalin. Shqiptarët të mos e harrojnë këtë akt sepse bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që kanë nevojë të vijnë për një mijë e një arsye. Pengon edhe të sjellin të vdekurin nga jashtë dhe shumë të tjerë që duan të ikin”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303