TË FUNDIT

Rama në Athinë mban fjalim: Siguria është në rrezik

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një fjalim ditën e sotme Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe, që po zhvillohet në Athinë.

Rama ka vendosur të flasë për popullin shqiptar, por edhe për mikpritjen e vendin tonë ndaj iranianëve.

Sipas tij, hyrja e tyre kërcënon sigurinë e për këtë arsye, sipas tij dy vendet duhet të bashkëpunojnë.

“Po jetojmë në një situatë të veçantë për sigurinë. Siguria është në rrezik nga aktivitete armiqësore në Iran. Ne mirëpritëm mijëra vetë nga opozita iraniane, e cila gjeti strehë në Shqipëri. Ne jemi popull mikpritës, kemi histori krenarie. Ne i hapëm dyert të shpëtojmë mijëra iranianë. Mikpritja lidhet me një kërcënim ndaj sigurisë tonë, ndaj është e rëndësishme të bashkëpunojmë. Me botën arabe jemi në kushte miqësore dhe shpresojmë t’i çojmë edhe më tej marrëdhëniet”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat